SYRI TV/ Shpopullimi prek edhe fshatin Çrrilë, në fshat janë vetëm të moshuar

14:33, 23/05/2024
A+ Aa A-

Fshati Çrrilë në Mallakastër ku dikur jetonin 300 familje, sot gjenden vetëm 15. Shpopullimi ka prekur edhe këtë zonë, ku të rinjtë janë larguar ne emigrim. Banorët shprehen se dikur merreshin me pemëtari, e vreshta, por tani mungesa e fuqisë punëtore ka lënë këtë fshat në mëshirë të fatit.

Syri tv

Shpopullimi ka prekur fshatin Çrrilë, që është pjesë administrative Fratar e bashkisë Mallakastër. Nga 300 familje që kanë qenë dikur sot në këtë fshat janë vetëm 15 familje. Bedri Hasanaj baba i tre vajzave dhe një djali është më i riu në mosh në këtë zonë, ku kanë mbetur vetëm të moshuar

Dikur banorët mbaheshin duke punuar në vreshtat e frutikulturë pasi sipas tyre ka pasur shumë drurë si mollë, fiq, qershi, vreshta etj ndërsa sot pothuajse nuk ekzistojnë, janë prerë e janë tharë, kodrat janë të zhveshura. Në tre lagje të fshatit ka vetën 10 fëmijë që vijnë e i marrin çdo ditë në shkollën e Fratarit 15 km larg ku pjesa me e madhe e rrugës është e pa shtruar

Banorët thonë se nëse do të investohet ne këtë zonë, ajo do të bëhet një atraksion turistik./Gaz: Xh.Beharaj, op:A.Mara, mon:L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco