VIDEO SYRI TV/ Problem hapësira për varre në Lezhë, banorët: Bashkia të marrë masa

17:40, 25/05/2024
A+ Aa A-

Lezha po përballet me mungesë hapësirash për varreza. Hapësia në Grykë Zezë është zvogëluar, ndërsa varrezat e reja në Gocaj janë në terren të papërshtatshëm, ku gjatë reshjeve të shitu krijohen përmbytje. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë.

Nga SYRI TV

Gjetja e një vendi për të varrosur të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë. Në varrezat e Grykë Zezës, prej vitesh nuk ka hapësira, ndërsa varrezat e reja në Gocaj në pjesën më të madhe të kohës janë nën ujë, pasi vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm.

Këtë e dëshmon edhe kjo video, ku shihet punëtori i varrezave duke hequr ujin me kovë për të varrosur një qytetar që kishte ndërruar jetë.

Qytetaret e konsiderojnë të papranueshme situatën dhe i kërkojnë Bashkisë Lezhe që të gjejë zgjidhje të shpejtë për këtë problem.

Kjo problematikë vijon prej vitesh dhe pavarësisht premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka një zgjidhje.

Ndërkohë krahas ujit dhe baltës, varrezat janë mbuluar dhe nga bimësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco