Ndërron jetë profesor Gjovalin Daka/ Berisha: Ikonë e mësuesit misionar

Ndërron jetë profesor Gjovalin Daka/ Berisha: Ikonë e mësuesit misionar

22:04, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka kujtuar Profesor Gjovalin Daka, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotmë.

Një personalitet i shquar i arsimit shqiptar dhe nje nga figuara kryesore të PD Lushnje e ka quajtur Berisha Dakën.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, Profesor Gjovalin Daka një personalitet i shquar i arsimit shqiptar dhe një nga figurat kryesore të PD Lushnjë ndër vite mbylli sytë përgjithmonë.  Profesor Gjovalini  ishte një intelektual i njohur dhe respektuar, prind dhe qytetar shembullor, ikonë e vërtetë e mësuesit, misionar, matematicien i apasionuar.

Ai botoi disa libra në këtë fushë dhe ishte dhe pionieri i algjebrës moderne në Shqipëri. Prof Daka punoi me përkushtim dhe në detyrën e kryeinspektorit në Drejtorinë Arsimore Lushnjë.

Më pas pasionin dhe përkushtimin e tij për arsimin do ta vazhdonte duke ngritur Kolegjin Arsimor "Daka", të cilin do ta drejtonte nga viti 2006 e në vazhdim!

Prof. Gjovalin Daka ishte një drejtues kryesor i Partisë Demokratike dega e Lushnjës dhe Deputet i Partisë Demokratike në vitet 1996-1998 dhe një veprimtar i shquar i saj deri në fundin e jetës së tij.

Duke shprehur nderimin tim të thellë për kontributin e çmuar të prof. Gjovalin Dakës, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, demokratëve dhe qytetarëve të Lushnjës për këtë humbje të pakompensueshme dhe lutem sëbashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco