VIDEO-SYRI TV/ Zhvlerësimi i euros, eksportuesit ngrenë alarmin për pasojat

18:39, 07/12/2023
A+ Aa A-

Eksportuesit shqiptar te masonerisë, por edhe prodhimeve te tjera kane ngritur alarmin se zhvlerësimi i euros ne Shqipëri po falimenton këtë sektor duke rrezikuar largimin e blerësve të huaj dhe rënien eksporteve. Gjatë një takimi në Shkodër ata theksuan qeveria shqiptare deri tani nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje duke krijuar humbje për ekonominë shqiptare. Në rast se qeveria nuk ndërhyn, theksuan eksportuesit, me qindra punonjës në fillim të vitit të ardhshëm mund të ngelen papunë.

Nga SYRI TV

Shoqata e eksportuesve shqiptar ‘Pro Eksport Albania PEA’ gjatë një takimi në Shkodër, ngriti alarmin se shpejt sektorët prodhues të ekonomisë shqiptare do të kenë pasoja të mëdha ekonomike si shkak i zhvleftësimit të euros e cila ka pësuar rënie drastike.

Me qindra punonjës në fillim të vitit të ardhshëm mund të mbesin të papunë në rast se qeveria shqiptare nuk ndërmerr masa konkrete, shprehet kreu i shoqatës Edvin Prençe, pasi eksportet kanë pësuar rënie për disa muaj, dhe kompanitë e huaja që furnizohen në Shqipëri, mund të largohen dhe të orientohen drejt tregjeve të tjera.

Koordinatori i shoqatës së eksporteve, Florjan Zekaj thotë se të rrezikuar bashkë me fasoneritë janë gjithë sektorët e tjerë të prodhimtarisë.

Edi Teli një prej pronarëve të fasonerisë që ushtron këtë aktivitet prej 30 vitesh tregon se vetëm kohët e fundit janë tri fasoneri që kanë falimentuar në Shkodër.

Ndryshe mendojnë dy pronarë të tjerë të fasonerive, Gjergj Leqejza dhe Gjovalin Shtjefni të cilët kërkojnë që të vetëorganizohen për t'i kërkuar qeverisë disa pika konkrete.

Eksportuesit mendojnë se kompanitë e huaja që furnizohen në Shqipëri mund të largohen drejt vendeve të tjera për shkak të kostove të rritura që kanë prodhuesit shqiptar si shkak i rënies së euros në nivelet më të ulëta që ka qenë ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco