Entela Binjaku: Në shoqërinë tonë mungon kujdesi ndaj fëmijëve me sindromën Down

Entela Binjaku: Në shoqërinë tonë mungon kujdesi ndaj fëmijëve me sindromën Down

11:02, 23/11/2023
A+ Aa A-

Socio'ogia Entela Binjaku, e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ është shprehur se në shoqërinë tonë mungon kujdesi ndaj fëmijëve me sindromën Down.

Binjaku ka teguar se bashkë me këta fëmijë, një sprovë të madhe kalon edhe familja pasi disa prej tyre fatkeqësisht nuk kanë mundësi për t’i krijuar kushtet e përshtatshme fëmijës së tyre, apo të ngrihen në revoltë ku ndodhin rastet e përjashtimin nga institucionet arsimore.

Diskutimi në studio:

Entela Binjaku: 'Veçanërisht mosha e adoleshencës është një sprovë e madhe për të githë, si ato familje që kanë një fëmijë me çrregulime të simptomave të ndryshme, si ato që nuk kanë fëmijë me të tilla çrregulime.

Është mjaft përcaktuese si një trampolinë për fazën tjetër të jetës pasi një fëmijë i integruar mes njerëzish që ndan të përditshmen me të ngjashmit e vet, pra me moshatarët e vet është më i ngrohtë shpirtërisht dhe ndoshta i paaftë për të shprehur ndjesitë e tij siç bëjmë ne të tjerët falë këtij kontakti të përditshëm që mund të ketë me bashkëmoshatarët.

Në të gjithë botëkuptimin e tij ka një ndikim dhe madje sa më shpejt të nisim ndërhyrjet aq më i pranuar është nga mjedisi, merr një ‘feedback’ pozitiv nga të tjerët.

Bashkë me këto fëmijë duhet të kemi parasysh edhe familjen sepse e gjithë jeta e tyre do të jetë një sprovë e vazhdueshme.

Në shoqërinë tonë mungon kujdesja si ndaj familjeve si ndaj këtyre fëmijëve të cilët jetojnë në cepa të ndryshme të Shqipërisë, edhe pse rasti në fjalë ka të bëjë me një familje që ka edhe ndjeshmërinë, ngritjen e zëri tdhe përgjegjshmëri për të kërkuar të drejtën për fëmijën e tyre, ka edhe shumë familje të tjera që nuk e kanë këtë mundësi dhe nuk shkojnë deri këtu'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco