Braktisja e foshnjes në bodrum, Binjaku: Shoqëria shqiptare nuk jep ndihmë për nënat e reja, rastet e tilla fatkeqësisht po shtohen

Braktisja e foshnjes në bodrum, Binjaku: Shoqëria shqiptare nuk jep ndihmë për nënat e reja, rastet e tilla fatkeqësisht po shtohen

09:39, 09/11/2023
A+ Aa A-

Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur mesditën e së mërkurës brenda ambienteve të një garazhi në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Sipas informacioneve foshnja ka qëndruar e braktisur në këtë garazh për disa orë. Ka qenë një banor i pallatit i cili ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë, menjëherë sapo efektivët kanë mbërritur në garazh e kanë gjetur foshnjën pak metra më tutje nga hyrja e garazhit të mbështjellë me një batanije dhe ende duke qarë.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, sociologia Entela Binjaku e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se shoqëria shqiptare nuk po bën asgjë për nënat e reja, pasi gjithsecili secili përqëndrohet në hallin e tij dhe nëse kjo gjë nuk ndryshon sa më parë, fatkeqësisht këto raste do të jenë gjithmonë e në rritje.

Biseda në studio:

Ola: Kohët e fundit jemi njohur me raste të tilla, pse këto raste janë gjithmonë e në rritje? Çfarë po ndikon te këta prindër që të braktisin fëmijët e tyre?

Entela Binjaku: ‘Unë e di që ‘Syri Televizion’ ka shumë shikueshmëri dhe jam e bindur që çdo njeri që është duke na ndjekur në këto çaste që ne flasim për një histori të tillë përjeton një miks ndjesish.

Nga njëra anë  të vjen jashtëzakonisht keq që një i porsalindur ndodhet në këtë situatë, nga ana tjetër ndjen një revoltë të brendshme se si është e mndur që të arrihet deri këtu.  Pastaj të shkon në mendje se si është e munur që ka mijëra vajza e djem që çfarë nuk do të jepnin që të bëheshin prindër sikundër ashtu që ne jetojmë aktualisht një krizë të lindshmërisë.

Çdo fëmijë që i vjen në jetë një familje shqiptare është një bekim, është një hap më tej për një vazhdimësi ndaj edhe shoqëria duhet ta kapërcejë këtë moment të keqadhjes në këto moment që po flasim dhe të pyesi veten se çfarë bën shoqëria jonë për nënat e reja, për fëmijët që sapo lindin për politikat shëndëtësore.

Unë e di që shqiptarët e quajnë bekim ardhjen në jetë të fëmijës, as nuk e diskutoj këtë gjë, por nuk shikoj një reagim nga kjo shoqëri ndaj atyre institucioneve që i vijnë në ndihmë një foshnjeje të sapoardhur në jetë, që ai të vazhdojë jetën si gjithë të tjerët pasi secili përqëndrohet në hallin e vet dhe shprehet ‘shyqyr që nuk më ndodhi mua apo nuk është problemi im’.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco