VIDEO-SYRI TV/ Shteti falimenton prodhuesin e djathit, Tivari: Gjobat e kalojnë vlerë e 40 mln lekë

17:36, 01/11/2023
A+ Aa A-

Gjoba të shumta dhe të pabaza po e çojnë drejt falimentimit një prodhues djathi në zonën e Durrësit. Në një intervistë për SYRI TV, biznesmen Nazif Tivari ankohet se gjobat me vlera mbi 40 milionë lekë janë të papërballueshme për të, ndërsa shprehet se vendimi për këto dënime institucionale është bërë nga punonjës të AKU që nuk kanë tagër të kontrollojnë prodhimet e tij.

Nga SYRI TV

Një prodhues i djathit në zonën e Durrësit po shkon drejt falimentimit për shkak të gjobave të njëpasnjëshme që i vendos AKU dhe Tatimet. Sipas prodhuesit Nazif Tivari, gjobat nga AKU janë vendosur për kapriço të ish-drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të cilin e kishte kundërshtuar gjatë një interviste televizive.

Tivari ankohet se kontrollet ne baxhon e tij janë bërë nga veterinerë dhe jo nga inxhinierë  bioteknolog dhe gjoba është e pabazë pasi veterineri kontrollon bagëtinë dhe jo produktin e prodhuar.

I gjithë kaluari i vuajtjeve me gjoba të pa përballueshme për prodhuesin e produkteve të qumështit po e çojnë Nazif Tavarin, drejt falimentimit.

Nazif Tivari është një ndër prodhuesit më të vjetër të prodhimit të djathit në Shqipëri, madje nga të paktët që prodhon edhe djathi moxarela, por për shkak të ngarkesave me gjoba ai tashmë është i gjunjëzuar dhe në pamundësi rikuperimi për të vijuar biznesin e tij.

Tivari i bën thirrje shtetit që ti rishikojë gjobat e vendosura pasi për të janë të përballueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco