Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PIRANJAT pranë 26-vjeçares që u abuzua në Vlorë,  i hapin llogari 'GofundMe'

PIRANJAT pranë 26-vjeçares që u abuzua në Vlorë, i hapin llogari 'GofundMe'

22:57, 28/10/2023
A+ Aa A-

Emisioni ‘Piranjat’ solli një natë ma parë të vërtetën e historisë së trishtë të përdhunimit në grup të 26-vjeçares në qytetin e Vlorës.

Piranjat, në shenjë sensibilizimi kanë hapur një llogari në GofundMe, të quajtur ‘You are not alone’ .

Ky GofundMe do të përdoret për të siguruar një shtëpi të re për vajzën e përdhunuar, pasi ajo ndihet e kërcënuar me jetë në qytetin e saj.

Këtë javë tetor 2023, në Vlorë, Shqipëri, një vajzë raportohet se është përdhunuar në grup. Kjo ngjarje na tronditi dhe na bëri të gjithëve të reflektonim.

Ky GofundMe shërben për të ndihmuar vajzën e përdhunuar në Vlorë, për të rindërtuar një jetë larg presioneve dhe kërcënimeve të “burrit të fuqishëm”. Kërkojmë një ndihmë të drejtpërdrejtë për të, e cila do të shërbejë edhe për të dërguar një mesazh solidariteti për të gjitha viktimat e përdhunimit që nuk kanë zë dhe janë të detyruar të pranojnë të keqen, edhe pse janë të pafajshëm.

Ky GofundMe do t'i japë një tjetër shans kësaj vajze, për të bërë një jetë më të mirë në një vend tjetër.

Ky GofundMe do të përdoret për të siguruar një shtëpi të re për vajzën e përdhunuar pasi ajo ndihet e kërcënuar me jetën në qytetin e saj”, shkruhet në llogari.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco