Kostot për fëmijët dhe të moshuarit në rritje, Musta: Nuk mjafton as kur janë të dy prindërit në punë, të moshuarit nuk i përballojnë dot

10:22, 25/10/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Eugen Musta ka bërë një llogaritje sa i përket të ardhurave të një familje mesatare shqiptare në raport me mirëqënien. Në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Musta është shprehur ironikisht se një familje e divorcuar është më e mirë se një familje e bashkuar pasi prodhon më shumë konsum.

Ai është shprehur se vitet e fundit të moshuarit përballen ndjeshëm probleme të shëndetit mendor, kjo si pasojë e inflacionit apo edhe e vetmisë.

“Është për të qeshur fakti që një familje e divorcuar është më e mirë për ekonominë në tërësi sesa një familje bashkë për arsye se një familje e divorcuar blen dy shtëpi apo paguan dy qira, blen dy herë dhurata për fëmijët. Një familje e ndarë prodhon më shumë konsum. Përtej kësaj, demografikisht komplet evolucioni i kapitalizmit në këto vitet e fundit ka nxitur gjithmonë e më shumë konkurrencën tek fuqia punëtore duke ulur pagat në një kohë që standarti i jetesës vjen gjithmonë në rritje. Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë që një familje të rritet vetëm me një burim të ardhurash. Si pasojë shohim këtë shistin e problematikës tek përkujdesja ndaj fëmijëve apo dhe përkujdesja ndaj prindit apo të mëshuarit.

Tani është duke u kthyer në një problem tjetër përsa i përket shëndetit mendor të të moshuarve. Vetmia, depresioni janë pasoja të cilat janë shumë të zhvilluara në këtë moshë në asens të programeve suportuese për ta nxjerrë këtë grupmoshë nga rutina e tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco