Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Raporti i BB, ekspertja e ekonomisë tregon pse është fasadë rritja ekonomike për Shqipërinë

KAFE SHQETO/ Raporti i BB, ekspertja e ekonomisë tregon pse është fasadë rritja ekonomike për Shqipërinë

09:49, 20/10/2023
A+ Aa A-

Hyrje: Banka Botërore në raportin e saj të publikuar ditën e djeshme ka  vlerësuar  se Shqipëria rrezikohet njëkohësisht nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet si dhe nga kontratat tashmë famëkeqe të qeverisë Rama të prezantuara si partneritet publik-privat, të cilat akuzohen për korrupsion dhe klientelizëm.

Shqipëria, vlerëson Banka Botërore, rrezikohet edhe nga ndërmarrjet shtetërore, kompanitë e keqmenaxhuara politikisht të cilat krijojnë vazhdimisht borxhe, ndërsa volumi i tyre i borxheve të shënuara aktualisht arrin në rekorde historike.

Gjithashtu Banka Botërore parashikonte që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.6% këtë vit, ndërsa ritmi i rritjes të ngadalësohet më tej në 3.2% në dy vitet e ardhshme.

Për të folur mbi këtë raport të Bankës Botërore ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, ekspertja e njohur e ekonomisë Zana Guxholli. Guxholli u shpreh ndër të tjera se këto shifra të rritjes së ekonomisë shqiptare janë një fasadë duke treguar fakte.

Guxholli: Raporti i Bankës Botërorë është një procedurë që bëhet vazhdimisht si një institucion ndërkombëtar që merret dhe kujdeset për shëndetin dhe treguesit ekonomik të çdo vendi dhe fokusi i këtij raporti së fundmi kanë qenë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipëria. Po të nisemi nga fasada e këtij raporti ne duhet të dukemi optimist sepse paskemi një rritje ekonomike 3.6% sipas Bankës Botërore që quhet e dyta në rajon mes këtyre 6 vendeve. Ndërkohë kur Fondi Monetar e ka akoma më optimiste pra pritet një rritje ekonomike në fund të vitit 4.6% dhe kuptohet që qeveria është mbi optimiste dhe e deklaron dhe më të madhe. Por çfarë duhet të lexojmë ne pas këtyre shifrave. Banka Botërore dhe pse ka dhënë tregues pozitiv përsëri pjesën më të madhe të raportit ja ka dedikuar pikave të dobta dhe plagëve nga e cila vuan ekonomia shqiptare. Duke folur për faktorë te brendshme dhe të jashtëm që janë rrezik për shëndetin e vazhdueshëm dhe për ta mbajt ekonomimë të qëndrueshme menjëherë kupton se këto shifra janë fasadë. Dhe në fakt i kemi këto paradokse në ekonominë tonë. Kur ekonomia europiane dhe botërore ngrihet, ne ulemi, kur ato ulen ne ngrihemi dhe kjo për faktin sepse ne kemi një ekonomi te brishtë, anemike vazhdimisht në krizë me ulje-ngritje shumë të vogla. Kemi një ekonomi të pastrukturuar ose të themi me një strukturë e cila nuk sjell një rritje të qëndrueshme dhe natyrore normale. Çdo me thënë kjo?

Domethënë që ngritja jonë nuk vjen nga sektori e prodhimit, nuk vjen nga produktiviteti i këtij sektori apo produktiviteti i punës. Ne kemi disa faktorë të çuditshëm që nuk e kanë ekonomitë e tjera dhe e kemi thënë është informaliteti i madh në ekonominë shqiptare që është një plagë e cila shpesh denatyron dhe treguesit real të kësaj ekonomie, është paraja e pisët që hyn me shumicë dhe e pakontrolluar e cila deformon një sërë treguesish  të saj që  i bën të duket si mirë dhe për këtë flasin jo vetëm ne por flasin  dhe ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare dhe konkretisht Banka Botërore mbasi ka folur mbi faktorë e jashtëm që ndikojnë në ekonominë tonë që ka qenë ulja e financimeve nga institucionet ndërkombëtare dhe inflacioni.  

Por në fakt po t’i shikojmë këta faktorë të jashtëm nuk është se ne kemi një ekonomi kaq shumë të financuar nga bankat apo nga sektori  financiar i jashtëm  sepse investimet këtu tek ne nuk janë të qësindshme janë shumë të vogla dhe rastësorë dhe ai injektim që ato bëjnë në ekonomi e ngre pak standartin e saj, por nuk e mban dot, nuk e transferon dot dhe nuk e kthen në mirëqënie, në rritje të standardit të jetës në rritje të parave në dispozicion të familjeve dhe bizneseve për tu zgjeruar dhe për ta bërë të shëndetshëm këtë rritje. Po kështu inflacioni, Inflancioni vërtet ishte një plagë e ardhur nga krizat e njëpasnjëshme si lufta, pandemia dhe për ne për fatkeq dhe tërmeti por me kalimin e kohës ai stabilizohet dhe ekonomia evropiane të mos flasim për ekonomitë përtej detit e kanë marrë veten dhe ka filluar stabilizimi. Ne në kohën kur vuanin ato nga inflacioni e kishim më të ulët se këto ekonomitë e forta dhe të zhvilluara i cili është një paradoks i cili shpjegohej nga ekonomistë vendas dhe të huaj që tregonte pranin e parasë të pisët dhe të informalitetit në ekonominë tonë. Prandaj kur kalojmë tek treguesit e jashtëm influenca e tyre është sepse ne nuk mund të shkëputemi nga kjo influencë por nuk është kaq e ndjeshme sa në ekonomitë e zhvilluara.

Ndërsa kur i referohen faktorëve të brendshëm Banka Botërore hap ‘petët e lakrorit’ dhe tregon se shkaku i kësaj ekonomisë në këtë gjendje janë mos qeverisja, mos marrja e masave për të përballuar fatkeqësitë natyrore, janë Partneriteti  Publik Privat që goditet dhe vihet në qendër të vëmëndjes jo sot por me vite të tëra që kur ai filloi të lulëzojë në këto përmasa që ne kemi sot si një mënyrë bashkëpunimi e cila mbart me vete korrupsion galopant në të gjitha fushat ku këto partneritete janë instaluar.

Po kështu flet dhe për kompanitë shtetërore të cilat operojnë në sektorë strategjik si në atë të furnizimit me ujë të popullsisë dhe në sektorin e energjisë dhe ne këto kompani i kemi të keqmenaxhuar, këto janë kompani ku pronar është shteti, pra ku paratë që menaxhohen nga këto kompani janë të taksapagueve, ku arroganca  e të qenit kompani të shteti i ka çuar sidomos kompanitë e energjisë siç thuhet dhe në raport në mos respektimin të ligjit të shoqërive tregtare dhe mos prezantim të bilancit në qendrën kombëtare të biznesit që është i detyruar nga ligji ky proces dhe që bëhet nga të gjitha kompanitë pavarësisht se cili është pronari. Dhe keqpërdorimi këtyre fondeve dhe situata e tyre e keqe ekonomike tregon që gjithmonë ka gropa dhe ka më shumë mundësi për t’u lëkundur ky tregues rritje apo kjo fasadë në dukje e mirë e ekonomisë.  

Ndiqni intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco