Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

VIDEO/ Skandali me shkollën speciale të Vlorës, fëmijëve u falsifikohej shëndeti mendor

21:44, 13/10/2023
A+ Aa A-

Shqipëria ka gjashtë shkolla speciale në total, një prej të cilave është në Vlorë. Në krye të këtij institucioni nga tetori i vitit 2022 u vendos Etleva Lulaj si drejtoreshë. Në momentin, që mori frenat e këtij institucioni, ajo u njoh menjëherë me problemet që ishin në këtë institucion.

Etleva denoncoi në ‘Piranjat’ të gjitha shkeljet ligjore që kishin ndodhur gjatë viteve në institucion. ‘Pashë që kishte dhunë ndërmjet kolegeve. Kjo transmetohej dhe te stafi.

‘Pjesa më problematike ishte se fëmijët kishin sjellje normale dhe nuk kishin diagnozë. Pas verifikime u konstatua se 16 fëmijë ishin pa diagnoze, kjo bëhej për të hapur klasat dhe mësueset të qëndronin në punë.

‘Unë lajmërova prindërit për dokumentacionin dhe ata e kuptuan se ishin mashtruar. Fëmijët e tyre i kishin nxjerrë me probleme mendore’, tha ajo ndër të tjera.

Diçka të tillë e vërteton dhe ky prind që pranon se është mashtruar nga ana e drejtuesve të Shkollës Speciale të Vlorës. ‘Unë e çova fëmijën aty, sepse më thane se është shkollë për fëmijë të varfër dhe kanë dhe transport.

‘Nuk e dija se ma kishin nxjerrë vajzën me probleme, ta dija ashtu, nuk do e lija në asnjë minutë. Nuk e kam çuar vajzën timen që të ketë program të cunguar’.

Vajza e kësaj zonje qëndron në krahun e saj. Ajo e pranon se nuk ka mësuar thuajse asgjë në atë shkollë. ‘Ne fëmijët e shëndoshë nuk donim që të ndiqnim këtë shkollë. Nuk kam mësuar thuajse asgjë’.

Zonja Lulaj vazhdon më tej me akuzat e saj, pasi tregon se ka patur dhe falsifikime regjistrash. ‘Bëra inventor dhe kuptova se mungonin 4 regjistra, pasi lidheshin me falsifikimet. Kishte fëmijë që ndiqnin një shkollë tjetër, apo ishin në Greqi dhe ishin të regjistruar në shkollën special të Vlorës.

‘Bëra kallëzim penal për të gjitha këto shkelje, ndërsa kolegët nisën me letra kundër meje në Ministrinë e Arsimit. Patëm takim në Ministrinë e Arsimit me zonjën Evis Kushi që ishte në atë periudhë në krye të këtij institucioni dhe ajo ngriti grupin e punës.

‘Erdhi ekipi i ministrisë dhe më shkarkuan mua për të gjitha shkeljet që kisha evidentuar. Kisha denoncuar madje dhe ligjërisht, në vendin tim u vendos një drejtoreshë tjetër, ndërsa drejtoresha e DRAP, Flutra Mecaj, më kishte kërkuar dorëheqjen time’.

Gazetari Eraldo Harlicaj shkoi dhe u ballafaqua me drejtoreshën e re Elta Llambro që nuk kishte asnjë përgjigje për të. ‘Do përgjigjem me shkrim, po më shkelni procesin mësimor. Nuk ka sens. Do kthej përgjigje. Këtu nuk ka shkelje ndër vite, nuk kam unë tagrin për të folur’.

Ndryshe nga drejtoresha, një mësuese e këtij institucioni e pranon se ka patur shkelje. ‘Po, kemi pasur shkelje, prandaj janë ndërruar kaq shumë drejtorë. Stafi është i fryrë, nuk ka kuptim e gjitha kjo. Ka pasur fëmijë pa kemp’.

Ndërkohë drejtoresha e DRAP, Flutra Meçaj, është besimplotë për shkarkimin e Etleva Lulajt. ‘Nuk i kam kërkuar dorëheqjen. Ajo ka patur shkelje dhe e kemi shkarkuar’. 

Diçka të ngjashme tha dhe ish-ministria e arsimit, Evis Kushi. ‘E kemi shkarkuar pasi kemi ngritur një grup pune. Ajo nuk e ka menaxhuar si duhet situatën’.

Të gjitha palët i hedhin topin njëra-tjetrës, ndërsa në fund është drejtësia që do të vendosë se nga cila anë anon e vërteta. 

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco