SYRI TV/ Diana Toma: Abuzimi me shitjen e barnave, problem shqetësues

10:25, 13/10/2023
A+ Aa A-

Abuzimi me shitjen e barnave në vendin tonë është kthyer në fenomen shqetësues. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë Diana Toma, tregon se mangësitë ligjore kanë çuar në përhapje të këtij fenomeni, ndërsa vë theksin në përcaktimin e kritereve të sakta mbi hapjen e farmacive. Edhe pse këto probleme janë ngritur prej vitesh nga Urdhri i Farmacistëve, institucionet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë

SYRI TV

Abuzimi me shitjen e barnave është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Vetëm pak ditë më parë u bë publik rasti sesi shefja e shërbimit spitalor dhe kryeinfermierja e Spitalit të Tepelenës, kanë shitur ilaçet e spitalit në mënyrë private duke përvetësuar pagesat dhe ndaj tyre pati vetëm procedim penal.

Ky realitet cenues i shërbimit shëndetësor është paralajmëruar prej vitesh nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Presidentja e këtij institucioni Diana Toma, tregon për SYRI TV se janë të shumta mangësitë ligjore, ndaj ky fenomen ka gjetur përhapje.

Toma vë theksin në përcaktimin e kritereve të sakta mbi hapjen e farmacive. Në të tilla raste, dëmi që mund të sjellë një pronar i farmacisë jo-farmacist është i madh, por problem mbetet konflikti i interesit dhe abuzimet në rastet kur pronar i farmacisë është mjeku.

Teksa prej vitesh Urdhri i Farmacistëve ka nxjerrë në pah këto problematika dhe abuzime, përgjigjja nga institucionet ligjbërëse mbetet heshtja.

Si njësi e kujdesit shëndetësor, procedurat e hapjes së farmacisë duhet të kalojnë në një sitë të imët dhe në mënyrë profesionale nga ligji. Ndaj sipas Urdhrit të Farmacistëve, shkelje të tilla duhet të ndërgjegjësojnë institucionet ligjbërëse të marrin masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco