VIDEO SYRI TV/ Banorët e Kamçishtit në Lushnje: Zgjedhja e kryeplakut me urdhër nga PS

15:51, 11/10/2023
A+ Aa A-

Zgjedhje e kryeplaku të fshatit ka shkaktuar pakënaqësi tek banorët e Kamçishtit në Lushnje. Ata pretendojnë se zgjedhja e tij ka qenë fiktive pasi ata nuk janë dakord. Ndërkohë shqetësimit të tyre i është bashkuar edhe ish-kandidati për kryebashkiaku Lushnje Eduart Sharka.

Nga SYRI TV

Banorët e fshatit Kamçisht në njësinë administrative Bubullimë të Bashkisë Lushnje kundërshtojnë zgjedhjen e kryeplakut te fshatit. Sipas tyre zgjedhja për të është bërë fiktive dhe pretendojnë se emërimi i tij është bërë me urdhër të maxhorancës.

Shqetësimit të tyre i është bashkuar edhe ish kandidati për kryetar i bashkisë Lushnje, Eduart Sharka, i cili vë theksin se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe dhe duhen përsëritur

Në ketë fshat mungesa e përgjegjësisë ka sjellë probleme të shumta ku askush nuk e përcjell zërin dhe hallet në jetën e përditshme të mbi 700 banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco