Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Pse duhet të taksohen shtëpitë me qira ditore? Sipërmarrësja tregon arsyet

KAFE SHQETO/ Pse duhet të taksohen shtëpitë me qira ditore? Sipërmarrësja tregon arsyet

09:45, 05/10/2023
A+ Aa A-

Shtëpitë me qira ditore janë një nga alternativat e preferuara të turistëve për t’u akomoduar, kur vizitojnë një vend të huaj.

Kjo formë është mjaft e përhapur edhe në Shqipëri, ku çdokush që zotëron një apartament apo edhe një vilë, mund ta reklamojë atë në platformat si Airbnb, Booking apo dhe në rrjetet sociale, për ta dhënë me qira.

Deri më tani, për këto individë nuk ka qenë i nevojshëm deklarimi, por përmes një projektligji të ri që qeveria ka hedhur për konsultim publik, kërkohet regjistrimi i biznesit.

Në draft përcaktohet që subjektet të cilat nuk zbatojnë ligjin do të gjobiten me 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1-5 dhoma.

Deri në 15 dhoma kjo vlerë do të shkojë në 100 mijë lekë, mbi 16 dhoma me 200 mijë lekë e deri në 400 mijë lekë për më shumë.

Nëse të ardhurat e tatueshme nga tjetërsimi i titujve apo instrumenteve financiare rezultojnë me humbje në një vit tatimor, një humbje e tillë mund të kompensohet me të ardhura të tatueshme të investimeve nga tjetërsimi i titujve apo instrumenteve financiare të tjera në të njëjtin vit tatimor.

Dhe për të folur për këtë çështje ishte e thirrur në emisionin e mëngjesit 'Kafe shqeto' në SYRI.TV, sipërmarrësja  Doruntina Krraba, e cila është pro kësaj nisme që ka marrë qeveria.

Kafe shqeto: Pse qeveria vendosi të tatojë tani shtëpitë me qira ditore? 

Krraba: Kam përshtypjen që qeveria do të nis një formë në formalizimin e ekonomisë së Shqipërisë duke nisur që nga apartamentet sidomos me qira ditore duke qenë që ne vitete fundit kemi pasur një bum zhvillimi në hapjen e këtyre bizneseve.

Kafe shqeto: Që do të thotë që numri është aq i lartë pse të mos taksohen.

Krraba: Mendoj...

Kafe shqeto: Le të themi nga apartmantet që ke nën kontroll, sa është humbja e arkës së shtetit?

Krraba: Të flasim siç është. Patjetër që ne do të paguajmë një taksë, një tatim mbi fitim. Unë taksohem nga Airbnb, Booking. Momenti që do të shtohet një taksë tjetër nga qevera shqiptare patjetër që ne do të ngrejmë çmimet. Kemi çmime mesatare, flasim për në qendër, 35 euro është çmim mesatarë.

Kafe shqeto: Megjithatë sa ta vështirsonte kjo një të ardhme, se taksat nuk do i nxjerrësh nga xhepi do rrisësh çmimin?

Krraba: Patjetër që do rrisim çmimin po mendoj se e gjithë ekonomia shqiptare do të vinte në rritje. Që në momentin që janë rritur çmimet e referencave ne prisnim që do të kishte një rritje të çmimeve jo vetëm të apartamenteve por edhe të shportës, domethënë do të kemi një rritje të çmimeve në përgjithësi.

Kafe shqeto: Nuk është rritje ekonomike është rënie ekonomike?

Krraba: Tani varet si e merrni, zotëria ka thënë do të rriten rrogat, do të rriten standardet.

Kafe shqeto: Nuk e di a ke vënë re po gjiza fluturon më shumë se rroga. Derisa të rritet rroga, derisa të bëhet indeksimi i pensionëve nëse inflacioni është me shumë përqind nuk është se ecin në të njëjtin hap. Megjithatë çfarë do të thotë kjo për kolegët e industrisë tënde, të cilën këtë e kanë biznesin e tyre primarë. A i vë kjo në një lloj vështërsie?

Krraba: Jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim si mua që jemi pro kësaj nisme, patjetër.

Kafe shqeto: Po ne prandaj të ftuam se ishe pro ta kuptonin

Krraba (qesh): Gjithsecili ka ekonominë e vet, gjithsecili ka çmimet e veta dhe gjithsecili e gjen mënyrën e vet le të themi të arrijë ta menaxhojë strategjinë se si për të dalë nga kjo lloj takse. Megjithëse mendoj se është gjë e mirë se ekonomia më në fund do të fillojë të formalizohet sidomos tek pjesa jonë. Pse? Unë kam nga ata kolegë, nga ato le të themi bashkëpronar të apartamenteve që duan dhe jo pro kësaj takse sepse në momentin që kanë shkuar në bankë për të marrë një apartament tjetër për ta rritur biznesin e vet ishin të panjohur për bankën. Më ka ndodhur dhe mua që kam qenë e panjohur për bankën. Kam dërguar të gjithë të ardhurat e mia nga Airbn dhe Booking dhe banka më ka thënë se nuk njihesh si person biznes.

Ndiqni intervisten e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco