SYRI TV/ Banorët e Zall Herrit, mesazh Veliajt me bllokimin e rrugës: Investoni për rrugën dhe ujin

13:32, 18/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e Zall Herrit në Tiranë kanë dalë për të katërtën herë në protestë duke kërkuar vëmendje nga bashkia e Tiranës për t'u ndërtuar rrugën dhe sjellë ujin e pijshëm. Përmbi 20 vjet në këtë zonë nuk është investuar nga pushteti lokal edhe pse është fare afër kryeqytetit. Sot këta banorët u mblodhën të vendosur që t'i çojnë mesazh kryebashkiakut Erion Veliaj duke bllokuar rrugën për kamionët e rëndë dhe duke lejuar vetëm makinat e vogla që të kalojnë në të.

“Ne do ta vazhdojmë protestën deri në kthimin e përgjigjes, - tha njeri prej tyre. -  Të gjithë ne banorët që jemi këtu kemi marrë vendim që sot, nuk do të kalojë sipër asnjë nga kamionët e mëdhenj, kamionët e tonazhit të rëndë. Do të jetë rrugë veç për makinat e vogla.”

Një tjetër tha: “Kur vjen puna për zgjedhje, të gjithë vijnë atje, çfarë të thuash. Kur vjen fundi, as ujë, as rrugë! Hajde në shtëpinë time dhe shihe se çfarë uji kam në shtëpi. Ka të paktën 20 vjet që vazhdon kjo punë. Është hera e katërt që protestojmë dhe nuk vjen njeri të pyesë “ore, për çfarë ke dalë?!”.

Një banor i tretë tha: “Besimi ka humbur këtu. Në 20 vjet e ca, ne nuk dimë të vijë kush të thotë hajt se po bëj një rrugë, hajt se po bëj një kanalizim, po bëj diçka. Investimet ne i kemi bërë si komunitet familjar, si lagje.”

Një bashkëfshatar i katër shtoi: “Të bëhen këto dy punë, rruga dhe uji. Duhen bërë urgjent, lëre ç’thonë këta. Këta s’na kanë dëgjuar fare, ne. Deputeti ynë as bëhet fjalë, deputeti nuk ka ardhur asnjëherë.”

Territori i Zall- Herrit ndodhet rreth 15 km nga qendra e Tiranës dhe 9 km nga Kamza, pozicionuar përreth luginës së lumit Tërkuzë i cili rrjedh në pjesën veriore të Tiranës./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco