Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Rruga e pashtruar, protestë në Zall Herr/ Banorët: Po na bëhet presion

Rruga e pashtruar, protestë në Zall Herr/ Banorët: Po na bëhet presion

11:25, 11/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatrave Zall Herrit, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë protestuar sërish ditën e sotme për asfaltimin e rrugës.

Ditën e sotme ka nisur dhe viti i ri shkollor 2023-2024, por banorët nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë në shenjë proteste.

Banorët bllokuan edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Ata janë shprehur për mediat se mjetet e tonazhit të rëndë të guroreve kanë prishur rrugën, për të cilën banorët kërkojnë investim. Banorët thanë se shqetësimet e tyre i kanë përcjellë edhe te autoritetet, por që deri më tani nuk kanë gjetur përgjigje.

Madje, shtuan se ndaj tyre është ushtruar presion nga policia nga policia për shkak të protestave që kanë zhvilluar.

“Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së, më ka kërcënuar aq shumë, saqë i kam thënë do të deboncoj te SPAK-u”, u shpreh një banor.

“Kur dilnim në 2011 me vu Edi Ramën kryeministër nuk quhej vepër penale, kurse këtu që kërkojmë një të drejtë, ne na quhet vepër penale”, tha një tjetër.

Po ashtu sipas tyre, shpërthimet masive që ndodhin për shkak të aktivitetit të guroreve e kanë bërë fshatin të pabanueshëm nga ajri i ndotur dhe problemet në furnizimin me ujë të pijshëm.

Rruga rreth 3.5 km, përveç lehtësimit për jetën e banorëve, lidh Tiranën edhe me liqenin e Bovillës, një atraksion turistik me interes për të huajt dhe vendasit. Në mbështetje të protestës së banorëve ishte edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili i bëri apel kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të asfaltojë rrugën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco