Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Fshati shqiptar si në mesjetë: Me karroca për të mbushur ujë

11:28, 30/08/2023
A+ Aa A-

Rreth 350 familje në fshatin Gjinoqarë të bashkisë Patos prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. I vetmi burim për ta është çezma e fshatit. Gratë dhe burrat e fshatit ngarkojnë bidonët me karroca dore pasi çezma është disa kilometra larg. Ata janë ankuar në njësinë administrative, por nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje veçse i kanë mashtruar me premtime boshe gjatë fushatave elektorale

SYRI TV

Gratë në radhe të ujit me karroca dore.

Kështu nis mëngjesi çdo ditë i banorëve të fshatit Gjinoqarë, bashkia Patos.

Ata ngarkojnë me karroce dore disa bidonë për t’i mbushur me ujë të pijshëm në cezmën e fshatit, qe është disa kilometra larg banesave të tyre.

Rreth 350 familje të fshatit Gjinoqarë, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se disa kanë hapur puse për të siguruar ujë për nevojat e tjera të jetesës, ndërsa ujin e pijshëm e marrin në çezmën e fshatit, në të cilën uji vjen i pakët.

Përveç ujit, banorët janë ankuar në institucionet përgjegjëse edhe për rrugët e shkatërruara të fshatit, por ata kanë marrë vetëm premtime boshe gjatë fushatave elektorale dhe asnjë zgjidhje.

Fshati Gjinoqarë është i ngritur në një faqe kodre të njësisë administrative Ruzhdie, bashkia Patos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco