Vala e të nxehtit afrikan/ 3 qarqet që do të 'digjen' nga temperaturat e larta

Vala e të nxehtit afrikan/ 3 qarqet që do të 'digjen' nga temperaturat e larta

16:55, 21/08/2023
A+ Aa A-

Meteorologia Lajda Porja ka bërë me dije se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e valës së të nxehtit afrikan deri në mesjavë, ku temperaturat pritet të shkojnë mbi 40 gradë celsius.

3 qarqet që do të kenë temperaturat më të larta do të jenë Elbasani, Shkodra dhe Berati.

Temperaturat do të nisin të ulen gradualisht gjatë ditës së enjte ku termometri pritet të shkojë 35 gradë celsius.

“Parashikohet që Shqipëria të mbetet në valën e të nxehtit afrikan, ndonëse në periferi, duke bërë që nga dita e sotme deri të enjten, moti do të jetë i nxehtë. Temperatura shumë të larta na presin në 3 qarqe, Shkodër, Elbasan dhe Berat, ku temperaturat do të shkojnë 40 gradë dhe pak mbi 40.

Sa i përket pjesës së dytë të javës, që nga e enjtja, kemi një tërheqje të valës, duke bërë që e enjtja dhe e premtja të jenë të freskëta madje do të kemi temperatura deri në 35 gradë si edhe prezencë të reshjeve, ndonëse më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë, parashikohet të mbeten në valën e të nxehtit afrikan. Dita e enjte dhe e premte do të sjellin vranësira dhe rrebeshe shiu, me te dukshme në Kosovë dhe ulje të temperaturave deri në 4 gradë celcius”, ka thënë meteorologia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco