Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Fier, dy tregjet më të mëdha drejt falimentit

14:37, 15/08/2023
A+ Aa A-

Rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimeve të disa produkteve, por edhe rritja e qirave të vendeve të tregtimit, po çojnë drejt falimentimit tregun e fruta-perimeve dhe tregun e shitjes së shpendëve shtëpiakë në Fier. Si pasojë e problemeve ekonomike, numri i tregtarëve në këto tregje ka rënë masivisht.

Nga SYRI TV

Tregu i fruta-perimeve që ndodhet pranë "Zogut të Zi" në Fier si dhe tregu i shitjes së shpendëve shtëpiakë po shkojnë drejt mbylljes. Shkaku sipas shitësve është rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimeve të disa produkteve, por dhe rritja e qirave të vendeve të tregtimit. Nga ana tjetër, blerësit pohojnë se edhe çmimet janë të larta. Si pasojë e këtyre problematikave, nga rreth 80 tregtarë që ka pasur para disa vitesh në këtë treg, tashmë ka mbetur më pak se gjysma e tyre.

Më e vështirë duket situata në tregun e shitjes së shpendëve shtëpiakë që ndodhet tek kryqëzimi që të çon për në Vlorë. Nga afro 20 tregtarë shpendësh shtëpiakë  tanimë kanë mbetur vetëm 3 të tillë. Një nga tregtaret rendit faktorët që kanë shkaktuar rënie të fuqisë blerëse e si rrjedhojë edhe largim masiv të shitësve. Përgjatë viteve të fundit, ky treg ka funksionuar me sezone.

Për shkak të vështirësive ekonomike dhe rënies së fuqisë blerëse, dy tregjet më të mëdha në Fier po shkojnë drejt falimentimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco