FOTO/ Green Coast rikthen Panairin Veror të Librit

FOTO/ Green Coast rikthen Panairin Veror të Librit

14:22, 11/08/2023
A+ Aa A-

Dielli, deti dhe një libër me vete, duket se është panorama perfekte e pushimeve.

Green Coast edhe këtë herë ka menduar për pushuesit duke sjellë për të dytin vit radhazi Panairin Veror të Librit, këtë herë në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas.

Eventi që do të zgjasë për katër ditë po mbahet në Lungomaren e Green Coast dhe që në ditën e parë të tij ka tërhequr vëmendjen e pushuesve vendas e të huaj.

Në stendat e panairit lexuesit kanë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë botimesh dhe autorësh vendas e të huaj dedikuar të gjitha moshave me një vëmendje të veçantë për lexuesit e vegjël. Gjithashtu mund të përfitojnë nga zbritjet deri në 30% si dhe nga dhuratat për çdo blerje mbi 5 mijë lekë të rinj.

Panairi Veror i Librit ka sjellë autorë të njohur si Paolo Coelho, Oscar Ëilde, Fatos Kongoli, Giovanni Boccaccio, Blendi Fevziu e shumë të tjerë, ndërsa nuk kanë munguar edhe botimet më të reja nga autorë shqiptarë e të huaj.

Dita e parë dhe e dytë e panarit ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh dhe tashmë duket se ky event po kthehet në një traditë në Green Coast për të qenë më pranë lexuesve.

Gjatë stinës së verës, interesi për librin po rritet gjithnjë e më shumë, kjo ndoshta edhe për faktin se njerëzit kanë më shumë kohë të lirë për t’ju përkushtuar leximit gjatë pushimeve buzë detit.

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco