SYRI TV/ 80% e ashensorëve të pakolauduar, rrezikohet jeta e qytetarëve

12:51, 02/08/2023
A+ Aa A-

Mbi 80% e ashensorëve në vendin tonë nuk janë të kolauduar, duke u kthyer kështu në rrezik për jetën e qytetarëve. Administratori i pallateve Isidor Koti, thotë se shërbimet janë të mangëta nëse banorët nuk paguajnë kostot për mirëmbajtje. Ai propozon që pagesa të bëhet me faturë, si dhe të ketë lehtësira financiare për kolaudimin e ashensorëve të ndërtuar prej shumë vitesh

SYRI TV

Shqipëria numëron mbi 10 mijë ashensorë, por vetëm 18% e tyre janë të regjistruar dhe kolauduar, ndërsa pjesa tjetër përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Këto janë të dhënat e një investigimi të BIRN, që nxjerr në pah problematikat me ashensorët, nga të cilat jo rrallë herë janë regjistruar aksidente.

Në një intersistë për Syri TV, Isidor Koti, administrator pallatesh tregon se jo gjithmonë qytetarët janë të gatshëm të paguajnë kostot për mirëmbajtjen, ndaj në mungesë të tyre, shërbimet janë të mangëta.

Isidor Koti propozon që pagesa për mirëmbajtjen e tyre të bëhet me faturë, si dhe të ketë lehtësira financiare për kolaudimin e ashensorëve të ndërtuar prej vitesh. 

Në Inspektoratin Shtetëror për Mbrojtjen e Tregut rezulton të jenë regjistruar vetëm 1804 ashensorë, ndërsa 82% e tyre janë jashtë radarëve të kontrollit.

ISHMT ka vendosur 467 masa administrative, nga gjobat e deri tek ndalimi i përdorimit të ashensorit, ndërsa ankesat më të shumta janë në kryeqytet.

Sipas ekspertëve defektet më të shpeshta në ashensorë janë konsumimi dhe mungesa e kontrolleve apo kolaudimit, çka çojnë edhe në këputje kavosh, që mund të kthehet në katastrofë për përdoruesit e ashensorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco