SYRI TV/ Piku i turizmit, tregu në Vlorë s’ka shitje, tregtarët: Çmimet, të papërballueshme

14:25, 22/07/2023
A+ Aa A-

Largimi i të rinjve dhe i qytetarëve nga Vlora ka sjellë edhe rënien e blerjeve. Edhe pse jemi në pikun e turizmit, tregtarët shprehen se nuk ka blerës, madje disa nga bizneset janë mbyllur.  Qytetarët pohojnë se edhe pse në treg çmimet janë më të ulëta se në market, sërish mbeten te papërballueshme për xhepat e tyre.

Nga SYRI TV

E teksa jemi në pikun e turizmit, tregtarët në Vlorë shprehen se shitjet kanë rënë.  Të rinjtë sipas tyre janë larguar dhe çmimet që janë aktualisht nuk përballohen nga qytetarët. Madje edhe disa nga tregtarët që ndodhen në këtë treg kanë mbyllur biznesin dhe janë larguar .

Blerësit shprehen se çmimet janë të papërballueshme. Një pensionist, cili jeton në Itali dhe ka ardhur me pushime ne Shqipëri shprehet se pensioni që merrnin nuk u dilte dhe për këtë arsye jetojnë në vendin fqinj

Tregu i fruta-perimeve tek sahati i qytetit, tregu i produkteve ushqimore në zonën e Çoles apo tregjet e gjësë së gjallë kanë një të përbashkët, ku në to mungojnë kushtet dhe standartet për t’u quajtur të tilla.

Gazetar: G. Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazhi: O. Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco