SYRI TV/ Fluks pacientësh në spitalin e Kukësit, kardiologu: 15 pacientë në ditë

12:19, 19/07/2023
A+ Aa A-

Fluks pacientësh me probleme kardiake, por edhe gastrointestinale janë paraqitur ditët e fundit në spitalin e Kukësit. Mjeku kardiolog dhe ai i urgjencës shprehen se shkak për këtë fluks janë temperaturat e larta, për këtë arsye këshillojnë qytetarët që të shmangin daljet si dhe të konsumojnë shumë ujë.

Nga SYRI TV

Fluks pacientësh me probleme me zemrën kanë shkaktuar temperaturat e larta për spitalin e Kukësit.

Shefi i Kardiologjisë në këtë spital, Edvin Kovaçi, shprehet se në një ditë në këtë repart paraqiten 15 pacientë që kanë probleme me zemrën.

Ndërsa nga ana tjetër, mjeku i Urgjencës në spitalin e Kukësit, Neritan Biba, thekson se është rritur numri i personave që vijnë për ndihmë mjekësore, siç janë të sëmuret kronikë, por edhe ata me probleme gastrointestinale.

Mjekët bëjnë thirrje dhe këshillojnë qytetarët që të shmangin daljet në orët e nxehta të ditës, por gjithashtu të përzgjedhin ushqimet por edhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Gazetar: E. Hoxha

Pamje: Syri TV

Montazhier: A. Radani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco