Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Moti për sot, temperatura deri në 40 gradë

Moti për sot, temperatura deri në 40 gradë

08:16, 16/07/2023
A+ Aa A-

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco