SYRI TV/ Qentë endacakë ‘pushtojnë’ plazhin në Shëngjin, qytetarët: Kemi frikë, na sulmojnë

14:19, 14/07/2023
A+ Aa A-

Qentë e rrugëve janë kthyer në një shqetësim për banorët e zonës së Shëngjinit dhe turistëve. Ata thonë se një numër i madh qensh lëvizin në rrugët e qytetit dhe plazhit dhe ndihen të frikësuar pasi disa herë janë sulmuar. Qytetaret u kërkojnë autoriteteve  largimin tyre nga rruga, ndërsa bashkia ka bërë më dije se mungojnë hapësirat për strehimin e qenve.

Nga SYRI TV

Qentë endacakë janë kthyer në shqetësim për qytetaret dhe pushuesit përgjatë këtij sezoni në plazhin e Shëngjinit. Siç duket edhe nga pamjet pranie e tyre është e vazhdueshme si në qytet ashtu dhe në zonën e plazhit.

Prania e madhe e qenve ka shtuar frikën e qytetarëve të cilët thonë se nuk mund të lëvizin lirisht, të cilët janë agresivë dhe nuk kanë munguar rastet që i kanë sulmuar. Ata kërkojnë nga autoritetet marrjen e masave për largimin e tyre nga rruga.

Qentë endacakë mendohet se kanë ardhur nga fshatrat apo qytete të tjera, ndërsa në bashkinë e Lezhës bëhet e ditur se qentë janë trajtuar prej tyre, por nuk mund t’i grumbullojnë pasi mungojnë hapësirat. Kjo situatë sjell një pamje aspak të këndshme në Shëngjin për turistët vendas e të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco