SYRI TV/ Fshati Rrungaj i braktisur nga shteti, banorët: Nuk kemi rrugë dhe ujë

12:29, 12/07/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh fshati Rrungaj në Fier është i braktisur. Me rrugë që nuk kalon makina, por edhe pa ujë, banorët shprehen se askush nuk kujtohet për ta. Sipas tyre të rinjtë janë larguar dhe kanë mbetur vetëm mosha e tretë dhe fëmijët. Edhe pse kanë bërë ankesa, ato kanë rënë në vesh të shurdhër

SYRI TV

Fshati Rrungaj në njësinë administrative Libofshe është i harruar nga pushteti vendor, por edhe ai qendror. Banorët ankohen që nuk ka rrugë, por mungon edhe uji i pijshëm.

Banorët pohojnë se ndihen te lodhur nga premtimet boshe te fushatave.

Në këtë fshat aktualisht jetojnë 35 familje, të cilët kanë fëmijë të vegjël, pasi të rinjtë janë larguar nga fshati, pasi nuk kanë mundësi punësimi.

Madje edhe fëmijët që shkojnë në shkollë, prindërit i çojnë me motor, pasi rruga e dëmtuar nuk është për makina.

Banoret e kësaj zone kanë ndërtuar shtëpi të reja dhe sera vetëm e vetëm që të kenë mundësi që të ushqehen, pasi ata që kanë mbetur, nuk kanë mundësi të largohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco