VIDEO-SYRI TV/ Çmimet vijojnë të jenë të larta, pensionistët: S’blejmë dot frutat e stinës

14:10, 02/07/2023
A+ Aa A-

Frutat e stinës si fiku, kajsia apo qershia, por jo vetëm, vijojnë të tregtohen me çmime të larta. Pensionistet në tregun e Fierit, ankohen për këto çmime duke thënë se janë të papërballueshme dhe se nuk munden ti blejnë. Për ti konsumuar këto fruta, presionistët  shprehen se do presin nëse do te ulen çmimet.

Nga SYRI TV

Çmimet e frutave të stinës si qershia, fiku, kajsia apo dhe te tjerat, vijojnë të tregtohen me çmime të larta. SYRI TV intervistoi disa qytetarë dhe pensioniste në tregun e Fierit, të cilët u shprehen se çmimet për ta janë të papërballueshme pasi rroga dhe pensioni është i ulët.

Ata thanë se këto fruta do ti konsumojnë ose kur te bien çmimet, ose do te marrin në sasi shumë të reduktuar.

Për shkak të çmimeve të larta, numri i blerësve ka rënë, pasi siç duken edhe në pamje, nuk ka më fluks të qytetarëve në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco