Në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, PNUD hap qendrën multifunksionale në Devoll

Në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, PNUD hap qendrën multifunksionale në Devoll

11:14, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një bashkëpunim suksesi mes bashkisë Devoll dhe PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin)

Tashmë të gjithë qytetarët që i përkasin shtresave në nevojë dhe jo vetëm, të kësaj bashkie mund të marrin disa shërbime jetike në qendrën multifunksionale të hapur nga ky bashkëpunim.

Me një staf të kualifikuar kjo qendër ofron ndihmë për disa  shërbime, si:

 

Terapi Zhvillimi, Terapi okupacionale, Fizioterapi, Këshillim psikologjik, Vlerësim psiko-social After scholl (detyrat e shtëpisë pas mësimit) për fëmijët kryesisht te komunitetit rom/egjiptian. Aktivitete të ndryshme gjatë verës kamp 'Shkolle verore 'me fokus socializim, lojra dhe argëtim për fëmijët nga familje rom/egjiptian, PAK, status jetimi, ndihmë ekonomike, dhe të gjitha grupet vulnerabel.

Zhvillohen kurse , trajnime të ndryshme për adoleshentë në bashkëpunim me OJF si; Kurs Kompjuterash, Trajnime për lidershipin

Zhvillohen aktivitete, trajnime të ndryshme me gra rome/egjiptiane, gra të dhunuar, dhe me nëna të fëmijëve me aftesi të kufizuar në bashkëpunim me OJF të ndryshme si:

Trajnim për përpunimin  e sapunit artizanal, aktivitet për 8 marsim.

Qendra shërben edhe si strehez emergjence 72 orë për akomodimin e viktimave të dhunës me baze gjinore, dhunës në familje dhe femijët e tyre, për fëmijët pa kujdes prindëror dhe të dhunuar, të shfrytëzuar, të abuzuar , me aftesi të kufizuara dhe të moshuar të braktisur në situatë rruge.

Gjithashtu sherben si qendër ditore për të moshurit  me projektin "Nje kafe me gjyshin" ofrimi i një çaji/kafeje falas. Çlodhje argëtim kalimin e kohës nën kujdesin e stafit shikimi i një filmi dokumentari, zhvillimi i lojrave të ndryshme si shah, dam etj.

 Fëmijë me aftësi të kufizuar PAK- 25 fëmijë

After aschool (Detyrat e shtepise)- 30 fëmijë

Të rinj për trajnime – 60 nga shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazista

Gra për trajnime/ aktivitete- 50

Të moshuar/pensionistë- 250

Nënkryetarja e bashkisë së Devollit, Zerina Sinani tregon se me ndihmën e PNUD-it kjo qendër i ka hapur dyert që në shkurt të këtij viti dhe është menduar që ketë hapësirë për të gjitha kategoritë.

Image

N/kryetarja e bashkisë Devoll, Zerina Sinani

''Në këtë qendër është menduar të kenë hapësirë të gjithë kategoritë por edhe për grupmoshat. Aktualisht po punohet me femijët e komitetit rom por jo vetëm. Në qendër fëmijët mund të bëjnë mësimet pas shkolle. Kjo është një nga pikat më të forta për fëmijët sepse kemi vënë re se arritjet e tyre në mësime kanë ndryshuar dhe  fëmijë kanë arritur rezultate shumë më të mira.

Ndërsa një pikë tjetër shumë e fortë e qendre është sepse ne në strukturë kemi dhe fizioterapistin që zhvillon seancat disa herë në javë, ku marin ndihmë 50 fëmijë. Punë tjetër që bëhet në këtë qendër është dhe puna me psikologun, kryesisht nënat që janë të dhunuara, nënat që kanë probleme sociale, nënat që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, ku gjithmonë kanë pasur të nevojshme mbështetjen nga ana psikologjike, por para se kjo qendër të hapej, ky shërbim mungonte pë shkak të kostove. Një tjetër shërbim që ne ofrojmë në këtë qendër është seancat psiko-sociale kryesisht fëmijët me autizëm, pra kemi një larmishmëri shërbimesh. Në këtë qendër marrin shërbim ditore  60-70 persona.

Gjithashtu për gratë e komunitetit rom dhe jo vetëm, kryesisht gra që kanë qenë në emigrim tashmë me zbatimin e këtij projekti nga PNUD me donator BE, një pjesë e tyre janë vetpunësuar, kryesisht janë hapur 7-8 biznese ku pjesa më e madhe e tyre janë gra. Fokusin kryesor e kanë në tregtinë e rrobave të përdorua, në punimë artizanale. Një pjesë të tyre e kemi ndihmuar dhe pas kthimit nga emigrimi.

Ndërsa përsa i përket të moshuarve ne sapo kemi nënshkruar marrëveshje me UNDP tani, në korrik fillon dhe projekti për këtë kategori. Do të jetë një qendër ditore. Një ambient i qendrës që ka dhe një hyrje më vete do jetë i përshtatur vetëm për të moshuarit. Atyre do ti ofrohet shërbimi gjatë gjithë ditës si kafe, çaj dhe më pas do të kenë mundësi të argëtohen me lojëra si shah, domino. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 250 të moshuar në të gjithë njesitë administrative' u shpreh Sinani për Syri.net.

Gjithashtu nga ky projekt janë hapur gjithsej 32 biznese në bashkitë (Fier, Berat dhe Devoll.)

Një tjetër plan i rëndësishëm i bashkëpunimit mes PNUD-it dhe bashkisë Devoll është dhe për të rikthyerit romë dhe egjiptian nga emigrimi, ku 150 persona kanë marrë shërbime të ndryshme.

Juristit të Organizatës Drejtësi Sociale, Gentian Sejrani, tregon shërbimet që ky komunitet, kanë marrë nga ky projekt.

ImageGentian Sejrani

'Komuniteti rom dhe egjiptian kanë marrë shërbime parësore dhe dytësore nga ky projekt. Shërbime dytësor janë për çështje të rëndësishme siç janë zgjidhjet e martesave, për persona që kanë ndërruar jetë por që nuk janë ç'regjistuar në gjendje civile për shkak se ka pasur nevojë për të kryer një proces gjyqësor si dhe për raste të tjera si nëna me fëmijë egjiptian të divoruar që nuk mund të lëvizin dot jashtë vendit se babai nuk ka dëshirë t'i japë prokurën që nëna të lëviz bashkë me fëmijët. Kurse përsa i përket ndihmës parësore janë raste që kanë pasur nevojë për të kryer ndryshime në administratë siç është rasti i dikujt që nuk i ishte regjistruar vendimi i gjykatës në gjendje civile për të bërë zgjidhjen e martesës. Kemi raste të tjera që kemi mbështetuar për përfituar një llogari për konstruksionin e banesës me mbështetjen e bashkisë së Devollit. Mund të themi sot se pesë familje të komunitetit rom po ju rikonstruktohet banesa. Gjithashtu kemi mbështetur dhe familje për bonusin e qirasë.' u shpreh juristi për Syri.net.

Gjithashtu në programin që PNUD-i ka me bashkinë e Devollit ka ndihmuar komunitetit rom dhe egjiptian dhe në hapjen e bizneseve.

Dhe një nga ata persona është Mario, me profesion berber.

ImageMario

Mario tregon se si PNUD e ka ndihmuar të paguajë qiranë për gjashtë muaj dhe mjetet e punës, ndërsa bashkia Devoll e ka përjashtuar nga taksat  për një vit.

“PNUD më ka blerë të gjitha pajisjet  që i duhen një berberi, më kanë paguar qiranë për gjashtë muaj si dhe sigurimet për gjashtë muaj dhe Bashkia më ka lehtësuar nga taksat për një vit. Klientët janë të kënaqur më shërbimin që marrin. Nisur nga kjo nuk e mendoj emigrimin pasi me të ardhurat që fitoj për momentin jam i kënaqur. Shpresoj që të kem dhe më shumë të ardhura në vazhdim.' u shpreh Mario për Syri.net

Pamje nga qendra multifunksionale:

Image

ImageStafi i qendrës

Image

Dhoma e fizioterapisë ku shumë fëmijë me aftësi të kufizuar marrin ndihmën e duhur

Image

Sapune të përgatitura nga gratë që marrin trajnim për të hapur bizneset e tyre

Image

Fëmijë që përgatisin detyrat pas mbarimit të shkollës

Image

Një grup grash që përgatisin punime artizanale për t'i shitur më pas

Image

Dhoma ku fëmijët autik marrin trajnimin e duhur

Image

Një nga dhomat ku mund të qëndrojnë gratë e dhunuara

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco