VIDEO-SYRI TV/ Breshëri dëmton pjeshkët në Elbasan, fermerët: 200 ha u dëmtuan, duam subvencion

15:19, 20/06/2023
A+ Aa A-

Dëme të konsiderueshme ju ka shkaktuar breshëri banorëve të fshatrave Vashaj e Shezë në Elbasan. 200 hektarë me pjeshkë pothuajse është dëmtuar dhe fermerët kërkojnë subevncionim nga shteti. Të demoralizuar nga vështirësitë dhe mosmbulimi i kostove, ata pohojnë se ju mbetet vetëm emigrimi.

SYRI TV

Vashaj Shezë janë dy fshatrat në bashkinë Peqin të cilët njihen për prodhimin e pjeshkës.

Banorët e këtyre dy fshatrave pohojnë se 200 Ha e mbjell me pjeshka këtë vitë është e shkatërruar nga breshëri i rënë disa ditë më parë, ku 80% e prodhimit është dëmtuar. Humbja përllogaritet nga 10 deri mbi 20 milionë lekë të vjetra prodhim për çdo fermer.

Ai pak prodhim që ka mbetur shitet me 100 lek të vjetra për kilogram.

Mungesa e tregut është problemi që fermerët kanë evidentuar, ndërsa theksojnë se është shumë e vështirë të gjejnë fuqinë punëtore.

Të demoralizuar nga vështirësitë dhe mosmbulimi i kostove, ata kërkojnë subvencione nga shteti, pasi humbja është e madhe. Në këto kushte fermerët paralajmërojnë emigrimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco