SYRI TV/ Pensionistët në kufijtë e mbijetesës në Kuçovë: Harruam mishin, ushqehemi me makarona

15:05, 20/06/2023
A+ Aa A-

Pensionistët në Kuçovë po ndihen të nënvlerësuar, pasi pohojnë se pagesa mujore që marrin është shumë e ulët. Ata kërkojnë  nga qeveria rritjen e pensioneve, pasi çmimet janë 10-fishuar. Sipas tyre me aq lekë sa marrin nuk arrijnë të blejnë as gjërat më bazike për t’u ushqyer. 

SYRI TV

Jeta për pensionistët po cilësohet prej tyre si një sfidë në kufijtë e mbijetesës. Gjendja social-ekonomike e tyre po bëhet mjaft e vështirë  dhe vetë ata pohojnë se po vërtiten në vorbullën e varfërisë e nënvleftësimit, pasi ndihen më të braktisur se kurrë nga shteti.

Syri tv, është ndalur në një prej Zyrave të Postës Shqiptare në qytetin e Kuçovës, ku t5ë moshuarit presin në radhë për të marrë pensionin e radhës. Me lot në sy, pensionistët kanë treguar se pensioni që ata marrin në muaj nuk u mjafton dhe jetesa sa vejne bëhet edhe më e papërballueshme.

Sipas tyre, ccmimet sa vijnë e rriten , ndërsa pensionet janhë nmezi arrijnë të mbajnë shpirtin gjallë pasi çmimet vijnë çdo ditë e në rritje, ndërsa pesnionet janë në vend numëro.

Pensionistet përbëjnë  23% të popullsisë totale,. Zhvillimet demografike sinjalizojnë rritje të numrit të pensionistëve, duke i bërë ata gjeneratën e së ardhmes, por edhe pjesën më të varfër të popullsisë. Pensioni mesatar në vend është shumë më pak se gjysma e pagës mesatare, raport i cili shënjestron varfërinë e moshës së tretë.

"Faturat e ujit e dritave shkojnë shtrenjtë dhe e kemi të pamundur ti paguajmë me aq pak pension sa marrim në muaj.Edhe shëndetësia shumë e shtrejtë,ne vuajmë nga disa sëmundje dhe ilaçet na kushtojnë shumë.Ushqehemi si mos më keq,më shumë me produktet që kushtojnë sa më pas,ndërkohë që e kemi të pamundur të bjejmë fruta e mish,edhe pse kemi shumë nevojë për to"-shprehen pensionistët që pohojnë se për të shtyrë muajin janë të detyruar ti bien më qafë për lekë fëmijëve që i kanë jashtë shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco