Protestë për vrasjen e kafshëve në Tiranë: Shqipëria nuk hyn në BE nëse nuk i mbron

15:16, 16/06/2023
A+ Aa A-

Aktivistë tëmbrojtjes së kafshëve kanë dalë këtë të premte përpara ministrisë së Drejtësisë në shënjë protestë, për të kërkuar ndëshkim për vrasësit e kafshëve.

Ata kanë hedhur akuza ndaj institucioneve lokale për helmimin e qenve endacakë.

Syri Tv

Vrasja e kafshëve është një fenomen tejet shqetësues në Shqipëri, e për këtë arsye aktivistë të mbrojtjes së kafshëve kanë dalë këtë të premte në një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Animalistët kanë ngritur shqetësimin e mbajtjes së kafshëve në kushte të mjerueshme dhe gjithashtu hkanë akuzuar institucionet lokale se kanë hëlmuar qentë e endacakë.

E pranishme në protestë, deputetja portugeze Fatima Perera, u shpreh se rruga drejt BE fillon nga mbrojtja e kafshëve.

Një vend që synon të futet në bashkimin europian, si fillim duhet të kthejë vëmendjen ndaj kafshëve dhe jo t'i keqtrajtojë ato.

Në përfundim të pritestës, të pranishmit kanë nënshkruar edhe një peticion, ku synohet ashpërsimi I ligjit për dhunuesit dhe vrasësit e kafshëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco