SYRI TV/ Ajri në Tiranë në nivele alarmante ndotjeje, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mohon matjet

22:33, 09/06/2023
A+ Aa A-

Tirana është e ndotur, por jo në nivele alarmante, kështu është shprehur specialistja e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për “Piranjat”. Nëpërmjet kësaj deklarate, kjo agjenci është përpjekur të mohojë matjet e kryera nga laboratori italian “Neotes” disa javë më parë.

Nga SYRI TV

Pak javë më parë, emisioni “Piranjat” ka bashkëpunuar me laboratorin Italian “Neotes” për të matur cilësinë e ajrit për 8 ditë me radhë, në 20 zona të ndryshme të Tiranës.

Pavarësisht se rezultatet dolën në nivele alarmante, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka mohuar konkluzionet.  Sipas specialistet së agjencisë, ndotje ka, por jo në nivele alarmante.

Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar të vendosë në dispozicion të “Piranjave” rezultatet e matjeve të bëra nga vetë ata.

Rrezikun mbi cilësinë e ajrit në kryeqytet e kanë konfirmuar edhe ekspertë të Shëndetit Publik dhe specialist mjedisorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco