Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

FOTO/ Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

20:15, 09/06/2023
A+ Aa A-

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco