Kosova pranon domatet nga Shqipëria: Janë brenda parametrave të lejuar për konsum

Kosova pranon domatet nga Shqipëria: Janë brenda parametrave të lejuar për konsum

18:03, 08/06/2023
A+ Aa A-

Domatet e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar për konsum, ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, se të enjten i kanë pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, i cili testet i ka realizuar në laborator të akredituar në Bullgari.

Siç ka bëtë të ditur ai, të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se Bashkimit Evropian.

“Do të thotë, prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve, të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve.

Ai ka bërë të ditur se përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate, AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendorë, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative.

“Ato heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, ka theksuar Thaçi.

Në fund, ai ka shtuar se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco