Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Lushnjë/ I lidhur me litar nga familja për 40 vjet, paraplegjikut i presin edhe KEMP-in

21:26, 02/06/2023
A+ Aa A-

‘Piranjat’ sjellin historinë 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës, i cili jeton i lidhur, në kushte të mjerueshme.

Për 40 vite me radhë, i lidhur këmbë e duar në cepin e dhomës, pa asnjë komunikim me njeri, përveç dy prindërve të dëshpëruar. I pavetëdijshëm për çfarë ndodh përreth, por me të drejtën e të jetuarit me dinjitet, si çdo person tjetër në këtë vend.

Kjo është historia e Bledar Nazos, 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës. Nëna e tij ka hequr dorë nga çdo gjë për t’iu përkushtuar djalit, por nga pafuqia për të përballuar krizat e sëmundjes detyrohet ta lidhë pas murit. Sikur të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, paraplegjikut i kanë prerë KEMP-in, vetëm sepse arrin të qëndrojë në këmbë.

Pavarësisht se në vitin 1992 mjeku specialist në Tiranë i jep të sëmurit statusin e paraplegjikut  të përhershëm, në vitin 2021 Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë ka një tjetër vlerësim për gjendjen shëndetësore të Bledarit.

Ata i heqin paketën higjeno-sanitare, deri në vitin 2024. Pikërisht ai doktor, që sipas zonjës ka thënë se djali qëndron në këmbë prandaj nuk përfiton KEMP. E ndërsa kjo nënë, sipas porosisë së mjekut, udhëton drejt kryeqytetit për të zgjidhur hallin, gjërat komplikohen edhe më shumë. Dy të moshuarit, përveç dramës që kanë me djalin e sëmurë në shtëpi, detyrohen të sorollaten dyerve të institucioneve, pa marrë të drejtën që iu takon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco