SYRI TV/ Banesa e dëmtuar nga tërmeti/ Vokrri: Më diskriminojnë se jam me PD-në

11:44, 23/05/2023
A+ Aa A-

Prej gati tetë muajsh në banesën e Elton Vokrrit janë ndërpret punimet për rindërtimin e shtëpisë të dëmtuar nga tërmeti. E teksa bashkia Kurbin dha miliona euro për rindërtim dhe bonus qiraje para zgjedhjeve të 14 majit, kjo banesë nuk është prekur. Vokrri shprehet se punimet nuk po bëhen për arsye politike, duke deklaruar se ai është anëtar i Partisë Demokratike

SYRI TV

Teksa bashkia e Kurbinit ka hapur thesin para zgjedhjeve të 14 majit duke dhënë miliona euro për banesat e dëmtuara nga tërmeti apo edhe bonus qeraje, kjo nuk ka ndodhur me familjen Vokrri.

Elton Vokrri tregon se nga bashkia Kurbin nuk i jepet asnjë shpjegim, ndërsa  thotë se ndërprerja e punimeve po bëhet për arsye politike pasi ka qenë mbështetës i Partisë Demokratike.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe institucionit vendor që të rinisin punimet pasi në këtë banesë jeton edhe halla e tij e cila është invalide.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco