Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO-SYRI TV/ Asfalti elektoral në Visokë të Fierit, banorët: Rruga pa standarde

16:55, 18/05/2023
A+ Aa A-

Rruga  në fshatin Visoke e shtruar me asfalt nga bashkia Fier para zgjedhjeve, sipas drejtuesve të mjeteve dhe banoreve te zonës, është pa standarde dhe e rrezikshme. Ata shprehen se  rruga është e ngushte duke e bërë të pamundur shkëmbimi i dy mjeteve, si dhe mungojnë barriere mbrojtëse.

Nga SYRI TV

Pas afro 35 vitesh pritje, banorët e fshatit Visokë, të Fierit u shtrohet rruga me asfalt disa ditë para zgjedhjeve. Bashkia e Fierit, është mjaftuar vetëm duke hedhur asfalt elektoral, por banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve, shprehen se rruga është jashtë standardeve dhe ka probleme të shumta që mund të bëhen burim aksidentesh.

Banoret shprehen se problematik për këtë rruga është edhe kalimi i mjete të tonazhit të rëndë pasi marrin naftën bruto në grupet e grumbullimi të saj dhe armotizojnë rrugën duke krijuar gropa.

Nuk dihet nëse rruga ka mbaruar se shtruari, pasi mungon edhe tabela që tregon afatin e fillimit e mbarimit të saj si kundër vlera e investimit dhe cila ka qenë firma zbatuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco