Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Zona e Plazhit në Durrës pa infrastrukturë, mbetjet urbane pushtojnë vendin

12:38, 11/05/2023
A+ Aa A-

Mungesa e investimeve në infrastrukturë i ka bërë lagjet e zonës së Plazhit në Durrës në gjendje të mjerueshme. Rruga e dëmtuar vështirëson lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa problematikë tjetër janë edhe mbetjet urbane që kanë pushtuar zonën. Për këtë situatë që është e njëjtë prej vitesh, banorët fajësojnë pushtetin vendor se i ka lënë jashtë vëmendjes

SYRI TV

Lagjet e zonës së Plazhit në qytetin e Durrësit kanë marrë pamjen e një fshati për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.

Kjo zonë është vetëm disa metra larg bregut të detit dhe turistët e shumtë që vizitojnë Durrësin duhet të përballen me këtë situatë.

Rruga e dëmtuar në zonën e njohur si Lagjja 13 e ka bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve dhe është kthyer në rrezik edhe për këmbësoret. Kjo për shkak se sa herë ka reshje shiu, uji vërshon në rrugë dhe banorët detyrohen të ndërhyjnë vetë për ta rehabilituar sadopak këtë aks, që së paku të jetë i kalueshëm për këmbësorët.

Edhe mbetjet urbane qe kane pushtuar rrugicat e kësaj lagjeje janë kthyer ne burim infeksioni për banorët.

Kjo situatë vijon prej shumë vitesh dhe banorët fajësojnë pushtetin vendor se i ka lënë jashtë vëmendjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco