VIDEO-SYRI TV/ Masa drastike Bashkisë për zyrat e invalidëve, plaka: Na shembën zyrat paligjshmërisht

18:44, 10/05/2023
A+ Aa A-

Pasi Bashkia e Tiranës u shembi zyrat në mënyrë të paprecedentë Shoqatës së Invalidëve Para/Tetraplegjikë, vendosi t’u japë si ambient një ish-repart ushtarak në Surrel, i cili nuk plotëson as kushtet më minimale për këtë kategori. Pasi kjo çështje u ndoq në rrugë ligjore Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, mori masa drastike ndaj Bashkisë Tiranë, duke e detyruar të krijojë menjëherë kushtet e përshtatshme. Por duket se ky urdhër është shpërfillur nga Bashkia pasi deri më tani nuk është marrë asnjë masë. 

Nga SYRI TV

Shoqata Humanitare e Invalidëve Para/Tetraplegjikë të Shqipërisë ka fituar gjyqin ndaj Bashkisë së Tiranës, lidhur me ish-godinat e një reparti ushtarak në Surrel, që u janë vënë në dispozicion invalidëve për t’i përdorur si zyra.

Pasi ambientet e mëparshme të shoqatës u shembën në mënyrë të paprecedentë duke shkaktuar dëme të parikuperueshme, u vendos që kjo godinë në gjendje të mjerueshme t’u jepej si zyrë invalidëve, por për këtë kategori nuk plotëson as kushtet më minimale. 

Pas ndjekjes në rrugë ligjore të kësaj çështje, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, mori masa drastike ndaj Bashkisë Tiranë, duke e detyruar këtë të fundit me vendim që të ndërtojë rrethimin e pronës, të lidhë rrjetet inxhinierike, të krijojë të gjitha kushtet e përshtatshme për personat që përdorin karrige me rrota, t’i bëjë godinat funksionale dhe ta japë këtë pronë me huapërdorje.

Por pavarësisht se vendimi i gjykatës u dha me ekzekutim të përkohshëm, çka e bën direkt të zbatueshëm, duket se ky urdhër është shpërfillur nga Bashkia.

Ky vendim i Gjykatës i shërben rreth 1600 personave që janë pjesë e komunitetit të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve në Tiranë, ndaj sipas tij Bashkia ka detyrimin ta zbatojë atë në mënyrë urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco