VIDEO-SYRI TV/ Rriten kostot e jetesës në vend. BB: 23% e familjeve nën minimumin jetik

17:02, 28/04/2023
A+ Aa A-

23 % e familjeve shqiptare jetojnë nën minimumin jetik. Raporti më i fundit i Bankës Botërore tregoi se kostot e jetesës në Shqipëri janë rritur me 9. 4 %, ndërsa shkaku kryesor janë rritja e çmimeve. Vetë qytetarët deklarojnë se me të ardhurat që kanë nuk sigurojnë dot as ushqimet, ndërsa për ekspertët edhe premtimi për rritje pagash nga qeveria solli abuzime me çmimet, e sot tregu është jashtë kontrollit.

Nga SYRI TV

Kriza ekonomike dhe rritja e çmime ka rritur ndjeshëm kostot për familjet shqiptare.

Raporti më i fundit i Bankës Botërore tregon se 23 % e popullsisë, jeton në kufirin e minimumit jetik që sipas Bankës Botërore është 6. 7 dollarë.

Ndërsa varfëria thellohet në Shqipëri, kostot e sigurimit të jetesës  janë rritur me 9. 4 %. Por ky raport konfirmohet edhe nga vetë qytetarët, të cilët deklarojnë se me të ardhurat që kanë nuk garantojnë dot as ushqimin e ilaçet.

Ekspertët e lidhin këtë situatë edhe me politikat e ndërmarra nga qeveria sa i përket tregjeve dhe rritjes së pagave. Sipas Bardh Sejdarasit, premtimi për rritje pagash ka nxjerrë jashtë kontrollit çmimet, ku ka pasur abuzime e rritje të mëdha duke rënduar edhe më shumë xhepat e qytetarëve.

Për të shmangur rritjen e varfërisë, eksperti sugjeron të nxitet dhe të riformësohet tregu i punës, ndërsa shikon si emergjente reformimin e skemës së pensioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco