VIDEO-SYRI TV/ Pedagogu kundër: Projekti ka shumë parregullsi, nuk është transparent

17:10, 27/04/2023
A+ Aa A-

Rindërtimi i godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ka ngjallur kundërshtinë e stafit akademik të këtij institucioni. Pedagogu Petri Ilo ngre shqetësimin se me rindërtimin e fakultetit humbet memorja e tij, dhe se projekti ka shumë parregullsi, nuk është transparent dhe është bërë pa konsultim me stafin akademik.

Nga SYRI TV

Projekti për ndërtimin e godinës së re të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet ka ngjallur reagimin e stafit pedagogjik. Një prej pedagogëve më të vjetër të këtij fakulteti, Petri Ilo, mban qëndrim kundër ndërtimit të godinës së re.

Shqetësim kryesor për të është se po humbet memorja e fakultetit, pasi po bllokohen materialet dhe punimet shumëvjeçare të profesorëve e studentëve ndër vite, të cilat ndodhen në godinën ekzistuese.

Projekti që parashikon shembjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e 3 korpuseve të tjera, sipas pedagogut Ilo ka një sërë parregullsish dhe nuk u është prezantuar stafit akademik, ndërsa studentët nuk janë në dijeni se ku do të zhvendosen gjatë punimeve të godinës.

Tenderin me fond limit 1 miliardë lekë, pedagogu e konsideron tepër të fryrë, ndërsa një thirrje e ka që të bëhet transparencë për projekte të tilla.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit është ndër më të vjetrit në arsimin e lartë shqiptar. Ai është themeluar në 1951, ndërsa në vitin 1983 u krijua si njësi më vete në përbërje të UT dhe sot njihet si njësi kryesore e UPT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco