VIDEO-SYRI TV/ Fermerit në Maliq i dëmtohet fidanishtja: Nuk e zëvendësojmë dot më

15:03, 09/04/2023
A+ Aa A-

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, kanë sjellë dëmtime në bujqësi për fermerë të fshatrave të Korçës. Fermerit Dhori Nano nga fshati Rrëmbec i Maliqit, i janë dëmtuar të gjitha fidanet që kultivonte për t`ua shitur më pas fermerëve. Ai thotë se nuk ka shpresë se do të përfitojë dëmshpërblim

Nga SYRI TV

Ulja e temperaturave në vend, ka sjellë probleme në bujqësi. Dhori Nano, 63-vjeç nga fshati Rrëmbec i Maliqit, ka humbur të gjithë fidanet që kultivonte në fidanishten e tij, të cilët më pas do të tregtoheshin për fermerët e zonës.

Fidane të qepës, domates, specit etj, të kultivuar në këtë fidanishte, janë dëmtuar nga i ftohti, dhe për pasojë dëmet ekonomike për fermerin janë të mëdha.

Fermeri ka pak shpresë se do të marrë dëmshpërblim nga shteti për dëmet e shkaktuara nga natyra, ndërsa tregon se ai nuk ka përfituar as karburant falas.

Fermeri tregon se ky është viti i dytë radhazi që dëmtohet nga kushtet natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco