Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Një ditë pas aksidentit për vdekje në Astir, qytetarët kalojnë në mes të autostradës!

18:37, 03/04/2023
A+ Aa A-

Zona e Astirit është ndër më problematiket në kryeqytet për kalimet e këmbësorë. Qytetarët kapërcejnë trafikndarësen e aksit të unazës së madhe duke u bërë burim aksidenti dhe shpesh përfundon edhe me humbje jete.

Pas aksidentit të djeshëm, ku mbeti i vdekur një  67-vjeçar,  këmbësorët nuk janë ndërgjegjësuar.

Sot, siç duket edhe në këtë video, një i moshuar kalon në këmbë autostradën duke rrezikuar jetën

Ndërkohë që vijat e bardha dhe semafori janë vetëm pak metra më larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco