KAFE SHQETO/ Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore, turizmi parashikon krizë

11:33, 27/03/2023
A+ Aa A-

 

Fatos Çerenishti, Presidenti i ‘Fafa Hotel’ si dhe Migel Qiraxhiu nga ‘Qëndresa Qytetare’ ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ për të diskutuar lidhur me problematikat që turizmi pritet të hasë në fillimin e sezonit të këtij vitit.

Si duket, një nga shkaqet kryesore është mungesa e fuqisë punëtore, ku parashikohet që turizmi të jetë në krizë.

Diskutimi në studio:

Ola: Sipas statistikave të  paktën 56% e bizneseve dhe hotelerisë vuajnë mungesën e  fuqisë punëtore/ Përse jemi në këtë gjendje në këto momente?

Fatos Çerenishti:"Një nga problematikat e biznesit të hotelerive janë mungesa e punonjësve, ne mund të kemi mjaft struktura, por pa ofruar shërbimet e duhura ky biznes nuk mund të ketë sukses.

Kështu që, mendoj që pjesa e mungesës së punonjësve e cila prej kohësh vazhdon , këtë vit duket se është një nga problemet kryesore të cilin ne po e hasim në fillimin e sezonit sepse siç e kemi parë ka qenë një super klimë e bukur dhe vera po vjen shumë shpejt këtë vit ne do të hasim probleme të mëdha sa i përket fuqisë punëtore.

Sigurisht që në sakrifikojmë nga biznesi ynë, pasi aktualisht kemi 150 punonjës për sezonin veror, por janë të pamjaftueshëm. Sezoni veror kërkon një numër më të madh punonjësish dhe thashë që viti 2023 do të jetë një nga vitet më problematike sa i përket punonjësve.

Flavio: Përse punonjësi shqiptar nuk është më i interesuar për rrogë të mirë që mund të marrë gjatë sezonit veror?

Migen Qiraxhiu: "Ne prej vitesh jemi përballur me këtë situatë të mungesës punëtore, dhe unë besoj se kjo vjen si shkak që shqiptarët e ndjejnë veten që nuk mund të vetë-realizohen në vendin tonë.

Kjo nuk lidhet specifikisht me kushtet që ofron ky sektor apo bizneset e hoteleri-turizmit, pra rrogën.

Ka një sektor, pra një zinxhir elementesh të tjera që e bëjnë qytetarin apo individin për të lënë vendin e tij, ku më pas këto sektorë vuajnë nga këto elementë. Unë besoj që kjo është një ekonomi e kompozuar në mënyrë të tillë nuk punon vetëm për pak njerëz.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco