Sfidat e të jetuarit me 'Sindromën Down', Silva Caka: Shteti nuk ka qenë suportues

13:30, 22/03/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Silva Caka ishte e ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto’, teksa u ndal tek nevoja për organizimit të aktiviteteve nga qeveria për fëmijët me sindromën Down, ajo ka treguar se shteti nuk ka qenë aspak i akseseshëm.

"Shumë shoqata janë ngritur nga prindër të këtyre fëmijëve", por shteti asgjë"- ka treguar ajo.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Flavio: Statistikisht, tepritë dhe mungesat në këtë aspekt vihen re, por cili do të ishte vlerësimi juaj?

Silva Caka: "Unë kam konstatuar edhe në ato vitet që ju nënvizuat, si anëtare e Parlamentit të Shqipërisë që ka një mungesë të thellë të shërbimve dhe qasjeve ndaj të gjithë personave qoftë me sindromën Down, apo me aftësi të kufizuar, apo me atë që përmendi edhe nëna e Gersit pak më parë, që ka edhe zhvillime intelektuale të caktuara.

Ajo që unë dua shumë ta përmend këtu me ju, është që është bërë një punë e jashtëzakonshme nga shoqatat. Shoqata këto që janë të ngritura nga nënat e këtyre fëmijve që kanë problemetika tek ata dhe kanë mbijetuar me një forcë të jashtëzakonshme.

Nuk ka qenë shteti absolutisht suportues, më shumë ka funksionuar me grupime të huaja si nga organizatat e caktura e kështu me radhë.

Pra shteti nuk ka qenë aty, ka pasur shumë probleme për mënyrën sesi ka qenë i aksesueshëm ndaj fëmijevë me këto probleme. Rasti më i fundit ishte një vendim Gjyqësor nga Bashkia e Tiranës tek një mësuesë ndihmëse në spektrin e autizmit. Edhe pse kishte bërë çdo vlerësim të mundshëm mjekësor, ky plan ju refuzua edhe pse është një e drejtë kushtetuese që këta fëmijë të ndiqen nga mësues ndihmës apo logopedë."

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco