VIDEO-SYRI TV/ Lagja 'Hajro Çakërri' si në 'mesjetë', banorët: Bashkia na ka braktisur

16:59, 20/03/2023
A+ Aa A-

Pa investime prej 30 vjetësh, por lagja “Hajro Çakërri” duket se nuk do të vijojë me rrugë të dëmtuara edhe gjatë këtij viti. Rrugët janë amortizuar, në zonë nuk ka kosha mbetjesh urbane, ndërsa banorët thonë se bashkia i ka braktisur.

Nga SYRI TV

Jetesa e tyre në këtë lagje është vështirësuar, për shkak të problemeve me infrastrukturën. Banorët tregojnë se gjatë dimrit, situata përkeqësohet, për shkak se gropat mbushen me ujë dhe janë të pakalueshme.

Problem tjetër janë dhe mbetjet urbane, të cilat siç shihet shpesh janë të papastruara.

As në buxhetin e 2023 nuk ka asnjë fond për rehabilitimin e kësaj zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco