Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Zbulimet në vendbanimin palafit, Anastasi: Pirrgu një mjet i rrallë për Europën, llogaritet rreth 3 mijë-vjeçar

16:42, 17/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja mbi zbulimet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, në vendbanimin palafit që sipas arkeologëve daton 7500 vite më parë, u bën me dije nga drejtori shkencor i projektit në Lin, Adrian Anastasi, që së bashku me ekspeditën shqiptare dhe zvicerane, kanë kryer gërmime për tri vite pranë fshatit Buqezë. Rezultati i punës disa vjeçare është nxjerrja në dritë e një mjeti të vjetër lundrimi, si dhe elementë palafit që lidhen me vendbanimin.

Ndërkaq, Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë tha se procesi i kërkimit në vendbanimin prehistorik, shtrihet në tri periudha kryesore: Periudha Antikiteti, Antikiteti i Vonë dhe Mesjeta.

Një prej të veçantave të vendbanimit palafit ishte ndërtimi mbi sipërfaqe drusore, metali apo betoni,  mënyrë kjo që lejonte lëvizjen e lirshme të ujit, kurse të qëndruarit mbi sipërfaqe i ndihmonte nga prurjet ujore.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco