VIDEO-SYRI TV/ Familja 6 anëtarëshe apel për ndihmë: Nuk kemi lekë as për bukë

18:44, 15/03/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçare nga Çekia që ka krijuar familjen në Shqipëri bën apel për ndihmë. 6 anëtarë të familjes jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme, me tre fëmijë të mitur dhe një të moshuar me probleme shëndetësore. Iveta, nënë e tre fëmijëve rrëfen me lot në sy se ata i vë në gjumë pa ngrënë. E zhytur në borxhe, ajo bën thirrje për ta ndihmuar, ndaj çdokujt që ka mundësi.   

Nga SYRI TV

Kjo është 30-vjeçarja Iveta Sharkoziova me origjinë nga Çekia, nënë e tre fëmijëve të vegjël. Fëmijërinë e kaloi në jetimore pasi prindërit iu divorcuan, ndërsa më pas filloi punë në Greqi, ku edhe u njoh me bashkëshortin e saj shqiptar.

Pasi u shpërngulën në Shqipëri, jeta e tyre u kthye në luftë për të mbijetuar. Pa asnjë përkrahje ekonomike, 6 pjesëtarë të familjes jetojnë në një banesë të vogël me dy dhoma në Kodër-Kamëz, qiranë e së cilës kanë muaj pa e paguar, për shkak të pamundësive.

Elena 10 vjeçe, Antonio 6 vjeç dhe Laura 1 vjeçe e gjysmë, vuajnë pasojat e skamjes, pasi shpesh herë bien në gjumë me barkun bosh. Frigoriferi është i mbushur vetëm me ato pak ushqime që i kanë dhënë fqinjët.

Në shtëpi me çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijët, jeton edhe e ëma e kryefamiljarit, e cila vuan nga probleme shëndetësore dhe nuk merr asnjë përkrahje nga institucionet.

E zhytur në borxhe për të siguruar mbijetesën, Iveta bën apel për ndihmë, ndërsa shpreson që të kthehet edhe njëherë në vendlindje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco