Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Ngjarjet kriminale në vend, qytetarët: Rama hëngërt kokën e tij

11:13, 14/03/2023
A+ Aa A-

Ngjarjet e njëpasnjëshme kriminale kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Të ndodhur para një situate të tillë, shumë prej shqiptarëve po zgjedhin të braktisin vendin. Të pyetur nga Syri Televizion, ata tregojnë se janë të shqetësuar, ndërsa nuk kanë lënë pa komentuar edhe deklaratën e kryeministrit, referuar bandave kriminale, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, që sipas tyre përveç kriminelëve po vriten e qytetarë të pafajshëm

SYRI TV

Ngjarjet kriminale të periudhës së fundit kanë shkaktuar pasiguri tek qytetarët shqiptarë.

Të pyetur nga Syri Televizion ata shprehen se ndihen të rrezikuar nga rritja e kriminalitetit dhe jo mjaftueshëm të mbrojtur nga shteti.

Ndërkohë që flasin për pasigurinë që ndjejnë, qytetarët komentojnë edhe shprehjen e famshme të kryeministrit “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, duke iu referuar kështu rivalitetit midis bandave kriminale, por në realitet, krimi ka marrë edhe jetë të pafajshme. 

Ngjarja e fundit ku krimi mori një tjetër jetë të pafajshme është atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku viktime mbeti 58-vjeçarja Mimoza Pajo dhe u plagosën 5 persona të tjerë, midis të cilëve edhe një vajze e mitur vetëm 10-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco