Skema Kombëtare 2023, 3,313 miliardë lekë për 9 masa

Skema Kombëtare 2023, 3,313 miliardë lekë për 9 masa

14:13, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, “qeveria miratoi sot një prej dokumenteve më të rëndësishëm të financimit të bujqësisë, skemën kombëtare të mbështetjes së bujqësisë për vitin 2023, që mundëson subvencionimin e fermerëve në të gjithë vendin”.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në një deklaratë për mediet, ministrja Krifca informoi se, “këtë vit me një buxhet të shtuar në 3,313 miliardë lekë do t’i vijmë në ndihmë blegtorëve, bletarëve, fermerëve të serrave, atyre që ndërtojnë ferma organike, por edhe ndërtimit të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe deri tek përçimi i teknikave të reja të kultivimit përmes skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi”.

Sipas saj, fokus kryesor do të marrë mbështetja për blegtorinë, si sektori prioritar i kësaj skeme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco